Hudhra e fermentuar

Allium sativum L. – Alliaceae

Hudhra e fermentuar

Hudhra e fermentuar merret nëpërmjet një procesi fermentimi, duke e ekspozuar hudhrën e freskët në nivele të larta temperature dhe lagështie, për një periudhë më të gjatë kohore. Gjatë procesit të fermentimit, brenda hudhrës ndodhin një numër i madh reaksionesh kimike (kryesisht reaksioni i Maillard-it) dhe enzimatike, të cilat rezultojnë në një ndryshim të ngjyrës së saj (nga e bardhë në të errët/të zezë), një ndryshim në shije (bëhet e ëmbël-e thartë) dhe humbet aroma karakteristike e athët. Gjithashtu, fermentimi rrit praninë e polifenoleve dhe flavonoideve, të cilat janë bartësit kryesorë të vetive antioksiduese. Për më tepër, alliina e paqëndrueshme shndërrohet në S(+)-alil Cisteinë të qëndrueshme, e cila konsiderohet substanca bioaktive më e bollshme dhe së cilës i atribuohen përfitimet e mëposhtme shëndetësore:

Leaves

1. Një antioksidant i fuqishëm;
2. Parandalon proceset inflamatore (efekt anti-inflamator);
3. Përmirëson gjendjen e lipideve (zvogëlon obezitetin);
4. Mbron zemrën dhe enët e gjakut (veprim kardioprotektiv);
5. Ndikon në rigjenerimin dhe mbrojtjen e mëlçisë (efekt hepatoprotektiv);
6. Ul sheqerin në gjak (veprim hipoglicemik);
7. Frenon rritjen e qelizave tumorale (efekt antitumoral);
8. Mbron dhe rigjeneron qelizat nervore (veprim neuroprotektiv dhe neurorigjenerues);

Referencat

Корпа